Skandal në Itali/ Piratët kibernetikë vjedhin komandat e kodeve QR të pasaportave të vaksinimit, ja ku mund ti gjeni

Piratët kibernetikë kanë marrë kontrollin e programeve që krijojnë kodet QR të kuadrateve, me të cilat identifikohen mbajtësit e çertfikatave personale të funksioneve të ndryshme, përfshi dhe ato të të vaksinimit.

Rrjeti TGCOM24 shkruante se tashmë Italia dhe vende të tjera të BE do të duhet të rikrijojnë çertifikatat e vaksinimit pasi të gjitha çertifikimet “GreenPass” të lëshuara deri tani mund të anulohen. Dikush ka marrë në zotërim çelësat e programit të kodeve QR dhe ka nisur shitjen e çertifikimeve false në rrjetin ‘dark web’ të internetit, ku mund të navigohet pa u identifikuar adresa e aparatit që përdorni.

Autoritetet thanë se “çelësat” e vjedhura janë anuluar nga autoritetet, dhe si rrjedhojë edhe të gjitha dokumentet “green Pass” të lëshuara me anë të tyre.

Përdoruesit fillimisht u habitën me sistemin e padëgjuar të prodhimit të çertifikimeve, por një francez i njohur në rrjet sugjeroi me të drejtë se dikush kishte në zotërim çelësat elektronikë të sistemit inkriptues të dokumentit Green Pass evropian.

Kodi QR përmban të dhënat anagrafike të personit dhe vlefshmërinë e lejes, ashtu si dhe të dhëna të tjera personale dhe tipin e vaksinës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *