Skandal në mes të natës/ Çifti i të dashuruarve nga keqkuptimi përfundon në sherr me makina (VIDEO)

Një çift grek që banonte në Gjermani kanë bërë një debat të ashpër dhe videoja është bërë virale. Nga çfarë shihet në video, burri ka ofenduar gruan dhe është përpjekur të hapë derën e makinës tip “Jeep”, por pa sukses.

Në një moment, ai arrin të hapë derën dhe vazhdon të sharat. Më pas, gruaja humbet kontrollin dhe i jep gaz makinës duke e shtyrë vazhdimisht makinën e partnerit derisa e bllokon në një mur.

Më pas ajo del nga makina dhe i bërtet burrit që t’i japë çelësat e shtëpisë, ndërsa hap me forcë derën e makinës së tij. Gjatë gjthë kësaj kohe një qytetar gjerman ka filmuar të gjithë situatën dhe kur ka parë që gjërat po dalin jashtë kontrollit ka kërcënuar të njoftojë policinë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *