Skandal në Policinë e shtetit/ Bllokohet sistemi i informacioneve mbi kontigjentet kriminalë

Sistemet e policisë vijojnë të jenë të bllokuara prej ditësh që prej momentit kur hakerat goditën sistemin TIMS në pikat kufitare në vendin tonë.

Së fundmi vazhdojnë të jenë të bllokuara edhe dy sistemet më të rëndësishme  të policisë.

Bëhet fjalë për programet  “ADAMS” dhe “MEMEX” ku mbahen të dhënat kryesore për kontigjentët kriminalë, kanë penalizuar  punën e hetuesve.

Në sistemin “ADAMS”, shkruhen në raport të gjitha ngarkesat penale të qytetarëve të arrestuar, ndaluar, apo ata që dyshohen se janë të implikuar në një një ngjarje, mbahen të dhënat e plota për çdo person që nga fillimi i marrjes së të dhënave, e deri tek dorëzimi dhe referimi i materialeve në Prokurori.

Ndërsa përsa i përket  sistemit “MEMEX” shënohet çdo e dhënë sekrete që ka një punonjës policie për çdo eksponent kriminal.

Ky sistem shërben edhe për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhura, informacionet policore si dhe të dhënat për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacionet që ata mbartin.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *