Mbrëmjen e djeshme, është mbajtur nata e parë e Festivalit italian të muzikës “Sanremo 2023”. Mirëpo, duket se jo gjithçka ka shkuar si duhet. Pasi është shënuar një incident që është komentuar si skandal nga mediat italiane.
Këngëtari i njohur, Blanco është hasur me probleme teknike teksa ka interpretuar këngën “L’isola delle rose”. Ai nuk arriti të dëgjonte zërin e tij me kufje dhe si pasojë shkatërroi skenografinë, fillimisht duke shkelmuar lulet në skenë dhe më pas duke i hedhur dhe thyer ato.
Ky veprim po komentohet pafund në rrjet. Madje, shumë persona menduan se mos ishte pjesë e performancës. Kujtojmë që vitin e kaluar, këngëtari konkuroi bashkë me Mahmood dhe fituan me këngën “Chills”.