Shumë gra e vajza kanë akuzuar këngëtarin e ‘Maroon 5’, Adam Levine për dërgimin e mesazheve flirtuese. Një komediane e quajtur Maryka postoi të martën disa mesazhe me këngëtarin ku shkruhej: “Ki vëmendjen tek unë!” Maryka postoi gjithashtu një video private që Levine i kishte dërguar asaj në të cilën ai thotë: “Unë jam budalla”, megjithëse konteksti në të cilin ai e dërgoi nuk është plotësisht i qartë.
Një vajzë tjetër, Alyson Rosef, postoi gjithashtu disa mesazhe që supozohet se i ishin dërguar nga këngëtari.
Alyson thotë se ajo mori vendimin për të postuar mesazhet sepse ndihet shumë keq për gruan e Adamit, modelen Behati Prinsloo, dhe inkurajon vajzat e tjera të bëjnë të njëjtën gjë.
Një modele i ka shokuar të gjithë me deklaratat e saj. Ajo rrëfeu në një video në rrjetin social ‘Instagram’ se ka pasur një lidhje me Adam Levine, disa muaj përpara se ai ta informonte atë se po priste një fëmijë tjetër me gruan e tij Behati Prinsloo. 23-vjeçarja Sumner Stroh, zbuloi në rrjetin social ‘TikTok’ detaje të lidhjes së saj me këngëtarin.
Sumner Stroh ndau në profilin e saj në ‘Instagram’ bisedat e tyre private, duke përfshirë një mesazh ku Levine, e pyet nëse mund t’i vinte fëmijës së tij emrin e modeles. Ajo shprehet se:
“Unë kisha një lidhje me një burrë që është i martuar me një supermodele të Victoria’s Secret. Në atë kohë, unë isha e re dhe naive. Dua të them që sinqerisht, ndihem e shfrytëzuar. Unë nuk isha e njohur si tani, kështu që padyshim që u manipulova lehtësisht”.