Sot u mbajt gjyqi mbi masen e Rigels Rajkut (Noizy) në Gjykatën e Durrësit. Gjykata vendosi lirimin e artistit kundrejt “Garancise Pasurore” qe ai duhet të depozitojë.
Rigels Rajku, u arrestua mbrëmjen e 7 GUSHTIT nga policia e Lezhës në zonën e Kunes në Shëngjin. Sipas burimeve, reperi u ndalua nga një postobllok policie, teksa po shkonte për të performua në një klub nate.
Reperi u arrestua në Shëngjin, së bashku me Dj-in e tij, DJ Crax. Ata u arrestuan nga Euro Fast Shqipëria pasi Kosova lëshoi urdhër-arrest për ta.
Pas pothuaj 10 ditesh ne paraburgim, pritet qe Noizy sot te dale nga qelia pas vendosjes se Garancise Pasurore.