Skandali/Vuçiç poston hartën e Kosovës me flamurin serb, këshilltari i Bashës i bën ‘like’

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka nxehur sërish gjakrat, teksa ka ‘veshur’ Kosovën me flamurin serb. Një ditë më parë, kreu i shtetit serb publikoi foton e hartës së Kosovës, ndërsa brenda është pikturuar flamuri i Serbisë. Ky rast i paprecedentë bëhet edhe më i rëndë, ku me gjakftohtësinë që e karakterizon, Aleksandër Vuçiç e ka bërë postimin në profilin e tij personal në Instagram, dhe jo në faqen zyrtare të presidentit.

Nuk kishte si të ndoshte ndryshe, ku në morinë e komenteve të vinin si nga pala e Kosovës, por edhe nga e Shqipërisë. Por “Priza.al” ka pikasur një detaj që ka shumë domethënie, dhe merr një vlerë të veçantë. Kjo lidhet me faktin se një prej personave që e ka pëlqyer këtë status, është nga këshilltari i tij, e njëkohësisht edhe konsulent i Bashës.

Strulik Einhorn është këshilltari strategjik i Vuçiç, e njëkohësisht edhe i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Izrealiti 41-vjeçar merret me PR e PD-së. Për ata që se dinë, këshilltari i Vuçiç po bashkëpunon me kryedemokratin, ku një fushatë e ka 250 mijë euro.

Ajo çfarë është skandaloze ka të bëjë me faktin se këshilltari izraelit i Bashës, i ka dhënë like një postimi, duke nënkuptuar se Kosova është Serbi! Nuk dimë nëse kryedemokrati Basha do mbajë qëndrim. Por këtë lajm le ta shohë tek ‘Priza.al’!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *