SKANDAL/ QSUT hodhi poshtë akuzën se ashensori kanë pasur difekt, rrëfehen infermjeret: Ka pasur probleme edhe më herët…

Siguria e ashensorëve është kthyer në një problem serioz në vend, pasi në vetëm disa muaj janë dëmtuar disa persona për shkak të defekteve të rënda.

Rasti më i fundit ishte ai që ndodhi ditën e djeshme në godinën e QSUT -së, ku mbetën të dëmtuar rëndë një paciente si edhe punonjësi që mbante barrelën si pasojë e rëniës së ashensorit.

Burime për median bëjnë me dije se QSUT kontrakton kompani private për mirëmbajtjen e ashensorëve dhe në rastin në fjalë përgjegjëse ishte kompania “Sulollari Klima”, e cila disa muaj më parë kishte marrë tenderin me vlerë 24 milion lekë me TVSH për të kryer këtë shërbim.

“Sulollari Klima” është kompani e specializuar për kondicionerë, në rastin e djeshëm ata kanë shkaktuar një aksident të rëndë.

Sakaq, policia ka marrë në pyetje infermieret e turnit, të cilat pohuan  se ashensori kishte patur probleme edhe më herët, por nuk ishin përballuar me një situatë të tillë. Ato janë shprehur para policëve se shpesh ashensori ngecte mes kateve apo nuk funksiononte shpesh.

Ndërkohë që ka shoqëruar në ambientet e komisariatit nr.4 teknikun e Sulollari Klima”, përgjegjës për mirëmbajtjen e ashensorit, pritet që policia të marrë në pyetje edhe Ardian Sulollarin, pronarin e kompanisë në fjalë, e cila ka detyrimin që të mundësojë sigurinë për përdoruesit e ashensorit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *