Alabana Vokshi, ka publikuar ditën e sotme një skandal në lidhje me provimin e Vlerësues të Arsimit Parauniversitar.
Vokshi ka publikuar një mesazh të dërguar nga mësuesja në qarkun e Elbasanit, teksa kjo e fundit pohon se ditën e djeshme janë publikuar pyetjet që do të testoheshin sot mësuesit në provim, në orën 14:00.
Postimi i Plotë:
Skandali!!
Mësuesja në Elbasan denoncon #skandalin me provimin e Vlerësuesve të Arsimit Parauniversitar që do të zhvillohet sot në orën 14.00 në Tiranë në shkollën Sabaudin Gabrani.
Dalin pyetjet me porosi të Ministres Evis Kushi që të certifikohen të njohurit e Ministres dhe militantet e partisë…..
Ky është “vetëreformimi” në arsim për të cilin foli Kryeministri Rama dje në Asamblenë e PS…