Pasi 33-vjeçarja ruse Svetlana Timofeeva dhe dy miqtë e saj u arrestuan pas sulmit të bërë ndaj dy ushtarakëve. Me profesion blogere, Timofera e ka vizituar disa herë vendin tonë.
E akuzuara për spiunazh me mikun e saj rus dhe tjetrin ukrainas, ka hyrë më parë edhe në bazat ushtarake të nëndetëseve në Porto Palermos në Himarë dhe asaj ajrore të Gjadrit në Lezhë.
Ajo i ka të gjitha fotot e dokumentuara në llogarinë e saj në Instagram që nga qershori i vitit 2020 (kohë pandemie), ku ka realizuar edhe foto artistike dhe u ka bërë objekteve aty një përshkrim të detajuar.
“Një bunker për avionët luftarakë i mrekullueshëm. Kopje kineze të avionëve MIG sovjetikë që ndodhen brenda në tunelin në formë U-je të ngritur në një kodër. Nuk janë në funksion dhe janë të çarmatosur. Forcat ajrore shqiptare nuk janë në gjendje që t’i përdorin, rregullojnë, apo riciklojnë këta avionë. Ka edhe kuti me motorë avionësh të papërdorur, disa makina dhe mitralozë. Këta bunkerë kanë dyer përforcimi speciale, me një derë gjigante dhe një derë të vogël në krye për të kaluar bishti i avionëve luftarakë”,-shkruan ajo në Instagram për bazën ajrore të Gjadrit.
FOTO NGA BAZA E PORTO PALERMOS
“Diktatori komunist shqiptar prishi miqësinë me Bashkimin Sovjetik dhe Jugosllavinë dhe i vetmi shtet që bashkëpunoi ishte Kina. Për këtë arsye, bunkerët e mëdhenj ngjasojnë me ata kinezë. Ata jo vetëm që i shitën kopje të armatimeve ruse Shqipërisë, por edhe dizenjuan projektet dhe ndihmuan në ndërtimin e bunkerëve me dyer të përforcuara”, shkruan Timofeeva në Instagram.