Pas aksidentit me pasojë rënien e një makinë në lumin Shkumbin dhe vdekjen e çiftit që gjendej brenda, dyshohet se fshihet dora kriminale e bizneseve të karrotrecit dhe serviseve.
Sipas banorëve kjo është një problematikë e përhershme pasi serviset në Prrenjas që kanë edhe karrotrec, hedhin vaj me qëllim nëpër kthesa në mënyrë që të bëhen aksidente dhe si rrjedhojë të sigurojnë të ardhura duke riparuar mjetet e aksidentuara.
Banorët shprehen se është një tmerr i vërtetë dhe se aty bëjnë aksidente të gjithë ata që nuk e njohin zonën. Madje banorët aludojnë se serviset në fjalë kanë korruptuar edhe policinë.
Ky fenomen jo vetëm ekziston, por edhe përsëritet.
Më parë, policia dhe prokuroria kanë goditur një grup kriminal që hidhte vaji në kthesa. Si pasojë, makinat më të sigurta, përfundonin në kanal.JOQ