Caroline Crouch, 20 vjeç, u mbyt për vdekje nga bashkëshorti saj Charalambos “Babis” Anagnostopoulos, ndërsa vajza e tyre 11 muajshe Lydia ishte shtrirë. Më pas, ai vrau edhe qenin Roxy dhe u tha hetuesve që Caroline ishte vrarë gjatë një grabitjeje të dhunshme.
Shikimi i akullt, dhe asnjë shprehi pendese për krimin mizor duket se rrënjët e këtij ‘përbindëshi’ janë më të thella se kaq.
Detaje të reja janë mësuar lidhur me jetën private të pilotit grek Babis Anagnostopoulos, i cili është arrestuar për vrasjen e gruas së tij, 20-vjeçares Caroline Crouch. Sipas botimit të gazetës Ontime, Babis Anagnostopoulos kishte marrëdhënie seksuale me një të njohur transgjinor në sheshin Syggrou. Sipas tyre, këto kontakte që nuk ndërprenë as pas njohjes së pilotit me gruan.
“Emanuela”, transeksualja e njohur pohon se marrëdhëniet e saj me pilotin vrasës ishte e dhunshme, pasi Anagnostopulos pëlqente të përdorte pranga. Madje shtoi se kishin shpërndarë me njëri-tjetrin edhe foto intime.
“Kur e pashë në TV, u ngriva,“-tha ajo për median greke.
Babis Anagnostopulos u arrestua disa javë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por në përvjetorin e vdekjes të së shoqes atij iu vunë prangat. Piloti e ka pranuar krimin duke u shprehur se gjithçka kishte ndodhur pas një sherri në çift.