Skandal/ Wizz Air vjedh qytetarët, ju merr lekët e s’ju jep biletën

Kompania Wizz Air nuk ndal grabitjen ndaj udhëtarëve këtë radhë Priza.al disponon një audiopërgjim të qytetarit i cili pasi kishte bërë pagesën online të biletës nuk ka është pajisur nga kompania me biletë.

I ndodhur në këto kushte shtetasi shqiptar T.K. ka telefonuar kompaninë por kjo e fundit  nuk i ka dhënë asnjë zgjidhje duke e braktisur qytetarin pasi i mori edhe pagesën prej 69.99€

Destinacioni i zgjedhur nga qytetari ishte nga Tirana në Frankfurt.

Bileta e anuluar edhe pse e paguar
Bileta e anuluar edhe pse e paguar

Wizz Air rrjeti i fluturimeve Low Cost që erdhi në vend me shumë bujë në vendin tonë, mesa duket ka nisur të përfitojë dhe  grabisë qytetarët.

Klienti: Pagesa ishte kryer, sepse unë e pashë dhe shkruante se pagesa ishte kryer.

Wizz Air: Ne nuk kemi prova për ta vërtetuar këtë, në qoftë se pagesa nuk është pranuar ose nuk ka prova në sistemin tonë për ta vërtetuar këtë prenotim, ai anulohet direkt. Kështu që, në qoftë se pasagjeri pretendon se pagesa është pranuar, ne do ta kontrollojmë dhe do ta rregullojmë problemin tuaj pas 48 orësh.

Klienti: Bileta është pas 26 orësh ndërsa ju po më thoni se do më ktheni përgjigje pas 48 orësh fluturimi im është, fiks në 2 qershor, në orën 6 të mëngjesit.

Wizz Air: Atëherë, bileta juaj nuk mund të rikuperohet, sepse nuk është si problemi i Call Center-it, ne nuk mund t’i marrim detajet e llogarisë aty.

Është një departament tjetër që merret me këtë, kështu që bëni një screenshot të pagesës dhe bëjeni upload në seksionin e ankesave të website-it tonë, që ta vërtetojmë.

Justifikimet për këtë të fundit nga ana e kompanisë janë të shumta, ndonëse klienti insistonte se pagesa në bankë rezulton e kryer.

Nga ana e kompanisë, ajo që kishin në “dorë”, ishte dërgesa e një screenshoti nga klientit në lidhje me email që kishte marrë nga wizz Air.

Gjatë gjithë bisedës prej më shumë se 25 minuta, kompania “ja mbyll derën” duke i pohuar se nuk kanë asnjë mundësi për të rikthyer biletën ndonëse klientin e ndanin vetëm 26 orë nga udhëtimi.

Klienti: Pra, unë prita 25 minuta në linjë, që ju thjesht të më thoni këtë?! Fluturimi është pas 26 orësh.

Por një tjetër skemë përfitimi ndjek kompania Wizz Air që lidhet me shërbimin ndaj klientit. Në rastin konkret qytetari duhet të paguaj 2 euro për çdo minutë që ka folur ku vetë kompania  u vonua të përgjigjej 8 minutash duke e mbajtur në linjë prej ndërkohë kjo kohë i faturohej klientit edhe pse po e merrte për një gabim që kompania kishte kryer ndaj tij.

Biseda e plotë:

Klienti: Përshndetje! Po e regjistroj këtë bisedë. Problemi që unë kam është se kam blerë bileta e Wizzer si një linjë ajrore, por më rezulton se është e pa paguar. Pagesa është kryer pa problem, edhe pse unë përdora një kartë gjermane të cilën e përdor edhe për pagesa të tjera online.

Unë kam marrë një email nga kompania wizzer se bileta është e pavlefshme edhe pse të gjitha procedurat janë bërë, si dhe bileta është anuluar.

Wizz Air: Ju lutem më dërgoni një screenshot të këtij komunikimi edhe të lutem më thuaj se ku ju jeni loguar për të bërë aplikimin dhe më pas pagesën. Ju mund të bëni një screenshot të këtij informacioni dhe ta postoni në seksionin e ankesave në websidin tonë.

Ekipi i cili merret me këto ankesa do ta rregullojë këtë problem, pasi të ketë kontrolluar se pagesa është pranuar dhe prenotimi juaj është anuluar.

Klienti: Pagesa ishte kryer sepse unë e pashë në aplikacioni i bankës dhe thoshte që pagesa u krye. Problemi është se…

Wizz Air: Në atë rast, pagesa nuk është marrë dhe bileta është anuluar, ju mund të bëni një screenshot të këtij informacioni dhe ta postoni në seksionin e ankesave, në bisedën tonë.

Dhe ekipi, i cili merret me këto ankesa, do të përpiqet ta rregullojë si problem, vetëm pasi të ketë kontrolluar se pagesa është pranuar ose, në të kundërt, prenotimi juaj është anuluar.

Klienti: Pagesa ishte kryer, sepse unë e pashë dhe shkruante se pagesa ishte kryer.

Wizz Air: Ne nuk kemi prova për ta vërtetuar këtë, në qoftë se pagesa nuk është pranuar ose nuk ka prova në sistemin tonë për ta vërtetuar këtë prenotim, ai anulohet pas 24 orësh. Kështu që, në qoftë se pasagjeri pretendon se pagesa është pranuar, ne do ta kontrollojmë dhe do ta rregullojmë problemin tuaj pas 48 orësh.

Klienti: Bileta është pas 26 orësh ndërsa ju po më thoni se do më ktheni përgjigje pas 48 orësh fluturimi im është, fiks në 2 qershor, në orën 6 të mëngjesit.

Wizz Air: Atëherë, bileta juaj nuk mund të rikuperohet, sepse nuk është si problemi i Call Center-it, ne nuk mund t’i marrim detajet e llogarisë aty.

Është një departament tjetër që merret me këtë, kështu që bëni një screenshot të pagesës dhe bëjeni upload në seksionin e ankesave të website-it tonë, që ta vërtetojmë.

Klienti: Pra, unë prita 25 minuta në linjë, që ju thjesht të më thoni këtë?! Fluturimi është pas 26 orësh.

Wizz Air: Qesh.

Klienti: Pse po qeshni? Nuk është normale, unë kam blerë bileta në wizz Air për rreth dy vite rresht dhe kjo nuk ka ndodhur. Nuk di çfarë të bëj, do ta provoj dhe dy herë, dhe nuk kam më mundësi tjetër… Kam tentuar disa herë dhe mendova se kishte probleme me çmimin, mbase kishte ndryshuar.

Nuk është problemi te lekët, unë mund të paguaj sërish. Nuk e kuptoj përse nuk e tregon pagesën. Në bankë më rezulton e saktë…

Wizz Air: Ju lutem, i konfirmoni të gjitha dhe më nisni screenshot-et…

Klienti: OK! Mirupafshim!

Wizz Air: Kalofshi një ditë të bukur!/Priza.al

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *