Skandalet e kompanisë Wizz Air/ Nga anulimi i fluturimit nëse nuk mbushet avioni, MOS RIMBURSIMI I BILETAVE, deri tek shfrytëzimi i punonjësve

Një denoncim i ardhur në redaksinë e Priza.al në numrin +355 68 404 00 65 ka hapur një “gropë kundërmuese” për njërën prej kompanive të fluturimeve që operojnë në tregun tonë.

Bëhet fjalë për Wizz Air rrjetin e fluturimeve Low Cost që erdhi në vend me shumë bujë por mesa duket ka nisur të përfitojë dhe abuzojë me qytetarët.

Udhëtari me iniciale E.M, 7 ditë më parë ka prerë një biletë nga Eindhoven për në Tiranë dhe avioni duhet të nisej në orën 14:00. Por ky udhëtim është shtyrë orë pas ore deri sa diku pas orës 20:30 është vendosur ngritja e avionit nga pista. Qytetari që denoncoi në numrin tonë të telefonit deklaroi se pas kësaj shtyrje orë pas ore pa i dhënë askush shpjegim ka vendosur që të anulojë fluturimin e tij dhe të kërkojë lekët mbrapsht. Por as këtë nuk e ka realizuar dot pasi në faqen online të të Ëizz Air është hequr opsioni i kthimit të lekëve të biletës edhe pse shtyrja ka ardhur si pasojë e kompanisë dhe jo qytetarëve.

Por përveç këtij rasti që sjell Priza.al udhëtarëve ju ndryshohen edhe datat e udhëtimit në moment të fundit.

Në shkurt të vitit 2005, hyri në fuqi rregullorja  261/2004. Kjo rregullore përcakton rregullat e përbashkëta mbi kompensimin dhe asistencën e pasagjerëve në situata të caktuara. 

Ju keni të drejtën e kompensimit me të njëjtën masë me atë të ofruar kur ju është mohuar imbarkimi, nëse nuk jeni informuar për anulimin të paktën 14 ditë para fluturimit, ose nëse ju është ndryshuar itinerari shumë pranë fluturimit, ose nëse linja ajrore mund të provojë se anulimi është shkaktuar nga rrethana të jashtëzakonshme. Përveç kësaj linja ajrore duhet t’ju ofrojë një zgjedhje midis
– rimbursimit të biletës tuaj brenda shtatë ditëve;
– ndryshim itinerari duke ruajtur destinacionin tuaj final dhe kushte të ngjashme fillestare;
dhe nëse është e nevojshme, përkujdesje (telefonata, pije, ushqim, strehim, transportit për në vendin e strehimit).

Vonesa të gjata


Në qoftë se vonesa është më shumë se pesë orë, dhe ju vendosni të mos vazhdoni fluturimin tuaj, ju keni të drejtë gjithashtu të kërkoni rimbursim për biletën tuaj dhe t’ju kthejnë mbrapsht në vendin ku keni nisur udhëtimin.
Nëse ju arrini në destinacionin tuaj final me një vonesë prej tre orësh apo më shumë, ju mund t’ju lindi e drejta për kompensim të njëjtë me atë të ofruar në rastet e anulimit të fluturimit, në rast se linja ajrore e ka të pamundur të vërtetojë se vonesa u shkaktua nga rrethana të jashtëzakonshme. Përveç kësaj, linjat ajrore mund të mbeten përgjegjëse për dëmet që rezultojnë nga vonesat në fluturime.

Por pavarësisht rregullave të vendosura kompania i shkel me këmbë duke torturuar pasagjerët.

Por përse ndodh kjo?

Pas këtij rasti Priza.al u interesua për arsyen se përse ka ndodhur kjo shtyrje dhe burime konfidenciale pohuan se kompania e përdor këtë strategji shtyrjesh në çdo kohë dhe sa herë që avioni nuk mbushet duke i bashkuar pasagjerët në një avion të vetëm.

Skandaloze të mendosh se të moshuar, gra shtatzëna dhe fëmijë lihen në stolat e aeroporteve sepse WIZ Air do të kursejë duke ngritur vetëm 1 avion.

Por nuk mbaron me kaq. Kontratat e Wiz Air janë të implementuara nga jashtë dhe ka shkelje flagrante të të drejtave të punonjësve të cilët punojnë me orë të gjata pune duke mos u paguar. Kreu i sindikatës së kontrolloreve të trafikut ajror evropian Volker Dick shpesh herë ka ngritur shqetësimin për kontratat  dhe shfrytëzimin e punonjësve .

Faktikisht kompania Wizz Air është një kompani e cila nuk të lejon të marrësh bagazhe duke e matur edhe me gram peshën e tyre por nëse një qytetar nuk ka informacion dhe merr sikur dhe një kilogram më tepër bileta nga 50 euro kapërcen deri në 500 euro.

Në kushtet kur qytetarët janë të irrituar dhe kanë kërkuar shpesh herë ndihmën e mediave për të bërë publike abuzimet e kësaj kompanie, do të ishte e udhës që një varg institucionesh që paguhen për të menaxhuar si fluturimet ashtu edhe të drejtat e udhëtarëve të marrin masat dhe të mos bëjnë sikur nuk lexojnë ato që mediat publikojnë që nuk janë as më pak e as më shumë se veç shqetësimet e qytetarëve që paguajnë nga xhepi i tyre taksat që këta zyrtarucë të bëjnë detyrën e vet.

Vijon…

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *