Kryetari i Bashkisë së Librazhdit Kastriot Gurra nuk ka flamur të kuq që e ndal në shpërndarje sipas dëshirës të tenderave. Sipas një investigimi nga gazetarët e Priza.al janë zbuluar tendera për blerje karburanti duke skualifikuar të gjithë operatorët, fituesi ka qenë i paracaktuar dhe operatorët e tjerë janë përjashtuar.
Tenderi është shpallur dhe fitues i tij është vetëm një kompani MENDI Oil sh.p.k. Kjo kompani del edhe në tenderin e vitit 2018 edhe në vitin 2020, 2021, dhe 2022 duket se Kastriot Gurra e ka më për mbarë të dal me flamur të kuq se sa të lejoj që tenderin ta marrin sipas meritës kompani të tjera.
Por mega tenderi inicion në vitin 2022.
Bashkia e Librazhdit ka ekzekutuar tender me vlerë 9.960872,00 lekë i shpallur në datën 31.01 2022 dhe pa asnjë surprizë lidhet kontratë më të vetmin operator “MENDI OIL sh.p.k. I cili e ka përcaktuar vlerën asnjë qindarkë më pak apo më shumë, por specifikisht 9.960872,00 lekë, aq sa bashkia ka vendosur vlerën e fondit limit.
Tenderi i markuar me flamur të kuq “Mungesë Konkurrencë”
Sipas dokumenteve të marra nga prokurimet publike rezulton se Bashkia e Librazhdit ka lidhur kontratë për hidrokarbure me vlerë 10.000.000.
Sipas një llogarie të thjesht me kaq para përfitohen 53.000 litra në vit ose 4.500 litra në muaj ose thënë ndryshe 150 litra në ditë.
Pra për 20 makina që bashkia disponon, pretendon të kryej 45.000 km në muaj.
Një detaj jo pak i rëndësishëm vihet re në këto dokumente, në intervale të caktuar tenderi rritet deri në 3.5 herë më shumë, nis me 6.000.000 në 2020 ulet në 3.000.000 në 2021 dhe përfundon 10.000.000 lekë në 2022 pra 3.5 herë më shumë.
Në këto kushte lind pyetja;
Si ka mundësi që sa herë ka fushat zgjedhore Bashkia e Librazhdit fryn shifrat e tenderave për karburant?
Në vitin 2020 ishte koha e fushatës për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe Gurra fluturoi tenderin në 6.000.000 lekë
Në vitin 2022 ka nisur fushata për zgjedhjet vendore dhe Gurra tejkalon çdo parashikim me tenderin prej 10.000.000 lekësh./Priza.al
* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*