Skandali/ E dyshuar për nxjerrjen e mbi 630 mijë pagave, emri i shefes në Drejtorinë e Tatimeve

Të dhënat e pagave të mbi 630 shqiptarëve nuk mund të jenë hakeruar, por ato mund të kenë dalë nga punonjësit e shtetit. Pikërisht bëhet fjalë që një të dhënat në Exel janë nxjerrë nga person me emrin Moza Seraj. Ky emër u publikua nga Gazeta Tema.

Sipas një investigimi të gazetës Tema rezulton se nëse është ky emri i vërtetë rezulton se ajo është punonjëse e Drejtorisë së Përgjithshme e Tatimeve.

Prokuroria duhet të verifikojë nëse këto të dhëna janë shpërdarë nga ajo, apo ia kanë marrë të dhënat.

File është krijuar më 26 shkurt 2021, ndërsa modifikimi i fundit më 6 prill 2021. Sipas sistemit të krijuar për mbrojtje të të dhënave, asnjë prej inspektorëve të tatimeve nuk mund të shkarkojë më shumë se 1000 të dhëna në një veprim të vetëm. Pra për ta krijuar atë file janë dashur rreth 640 veprime dhe kjo mund të jetë edhe një shpjegim se pse krijimi i dokumentit ka dashur më shumë se 2 muaj e gjysmë.

Por si doli ky dokument?

Gazeta TemA ka siguruar emrin nga ka dalë kjo listë, por që jo domosdoshmërisht është personi që e ka shpërndarë. Nga analiza e dokumentit të shpërndarë në transfer del një user me emrin e Moza Seraj.

Skandali/ Kush është "Moza" e Tatimeve që nxorri

Personi në fjalë është krijuesi i këtij file, por siç e theksuam, jo domosdoshmërisht është ajo personi që e ka publikuar listën.

Vlen të theksohet se lista është vjedhur në mënyrë manuale dhe nuk kemi të bëjmë me një cyber attack. Lista është marrë me exel nga inspektorë të caktuar që kanë pasur lidhje pune me këto të dhëna sensitive.

Më pas, dikush e ka shpërndarë me Whatsapp, duke përfunduar kështu tek mijëra persona. Hetimet e Prokurorisë ndërkohë, pritet të sqarojnë se çfarë ka ndodhur vërtet dhe nëse lista është shpërndarë me qëllim.

Kush është Moza Seraj, shefe në Drejtorinë e Tatimeve?

Moza Seraj është përgjegjëse sektori në Drejtorinë e Tatimeve, ajo është krijuesi i një file. Lista është vjedhur në mënyrë manuale dhe nuk kemi të bëjmë me një cyber attack.

Skandali/ Kush është "Moza" e Tatimeve që nxorri

Është marrë me exel nga inspektorë të caktuar që kanë pasur lidhje pune me këto të dhëna sensitive. Më pas, dikush e ka shpërndarë me Whatsapp, duke përfunduar kështu tek mijëra persona.

Ajo që bie në sy është pse Policia e Shtetit nuk e ka shpallur në kërkim, personin i cili ka nxjerrë të dhënat konfidenciale të qytetarëve.

Nxjerrja e të dhënave ka krijuar një shqetësim të madh, tek qytetarët dhe frikë tashmë për sigurinë e të dhënave të tyre.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *