Skandali se akulloret kishin në përbërjen e tyre fekale, ka ‘detyruar’ Autoritetin Kombëtar të Ushqimit të zbresë në terren dhe të kryejë disa kontrolle në disa pika kryesore ku shitet akullore në Tiranë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 156 kontrolle dhe ka vendosur 28 gjoba paralajmëruese për subjekte të ndryshme dhe ka marrë mostra për të bërë analizën e cilësisë.
Disa ditë më parë, qendra ALERT zbuloi se akulloret e hapura që tregtohen në Tiranë nuk duhet të konsumohen pasi janë të ngarkuara me koloni bakteresh sistaphyloccocus coagulase dhe entorebakteret, 10 herë më të larta mbi normat e lejuara.
/Priza.al/