Sot në Kuvend pritet të zhvillohet një debat i nxehtë mbi skandalin e mbetjeve toksike të kompanisë KURUM, të cilat po transportoheshin në Azi përmes kompanisë “Sokolaj”.
Gazment Bardhi ka kërkuar një interpelancë me kryeministrin Edi Rama për të diskutuar transportin e paligjshëm të këtyre mbetjeve. PD ka kërkuar qartësi mbi origjinën e mbetjeve dhe detajet e tjera të veprimtarisë së dyshuar.
Në seancën e sotme, Rama pritet të përgjigjet personalisht për akuzat e ngritura.