Kryeministri, Edi Rama ka bërë publikë këtë të hënë rezultatet e luftës anti informalitet pas publikimit të pagave online të të gjithë të punësuarve.
Rama tha se 25% e bizneseve, duke deklaruar pagat e rregullta, kaluan punonjësit nga pagat e ulëta në pagat mesatare.
“Ju të gjithë e keni parasysh çfarë efekti pati dalja e pagave në publik që përveç anës së saj negative, kishte edhe një anë jo të vogël pozitive, sepse u gijthë opinioni u ballafaqua me një realitet që ishte pasqyrë e një deformimi të madh për të cilin jemi të vetëdijshëm. Sikundër e bëmë me vetëdije ngritëm njësinë kundër informalitetit për të zhvilluar një proces kontrolli të detajuar dhe për të na dhënë një analizë të të gjithë situates.
Pagat që u bënë publike nuk janë pasqyra reale dhe vetëm nga ky korrektim i bërë nën presionin e opinionit publik mbi të gjitha bizneset, por edhe si rezultat i një shtyse të fortë që u munduam ti japim biznesit, kemi një rritje të pagës mesatare në Shqipëri. Kemi mbi 25% të punësuarve në Shqipëri që kanë kapërcyer nga niveli i pagës minimale në një nivel më të lartë”, tha ai.