Ish-drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj, ka komentuar skandalin me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë dhe fryrjen e faturës në 108 mln euro.
Ajo tha se kjo është një çmenduri dhe se SPAK duhet të reagojë.
“Merren me 300 mijë lekësha të vjetër dhe i lënë 6 vite në burg, dhe skandali me tenderin për uniformat, një vit burg dhe me arrest shtëpie”, shprehet ajo me ironi.
Ndërkohë shtoi se këtu është dhënë mesazhi se po vodhe pak shkon në burg, ndërsa po vodhe shumë je “burrë i mirë”.
“Këtu është dhënë mesazhi po vodhe pak shkon në burg, po vodhe shumë je burrë i mirë. Pastaj dhe ofendohen, të hedhin në gjyq, si Rama që ofendohet që flet për bordet e naftën… do jetë gjyq i hapur do jetë shumë interesante”, tha ajo duke deklaruar se kryeministri Rama e ka hedhur në gjyq.
E pyetur se çfarë pret nga ky gjyq, ajo tha: Humor, unë dhe njerëzit do qeshim besoj, për të qarë nuk besoj se qajnë këta por unë sigurisht do bëj humor. Unë nuk flas pa fakte, nuk fyej askënd.
Ndërkohë lidhur me skandalin për rrugën Kardhiq-Delvinë, ajo u shpreh: Këta mendojnë 3D, këta që hanë e hanë që su ngopën, të ngopen njëherë… ne veprojmë duke çuar letra në SPAK. Për rastin në fjalë po përgatitet dosja që do cohën në SPAK, siç do çohet një raport auditimi i KLSH, që e kemi kërkuar me ngulm. Ne për gjithçka i drejtohemi SPAK, por shikojmë që nuk reagon, por fillon dhe protesta e 7 korrikut tani…
Shehaj nuk i kursen ironitë për prokurorët e SPAK: Po të kishin marrë rojën e Tatimeve e ta kishin çuar prokuror në SPAK, tani i kishte arrestuar gjysmat. Rasti i kësaj rrugës është shumë i thjeshtë…. ngrite grup pune, i bërë një vlerësim asaj rruge dhe nuk mundet të të shkojë dy fish ajo rrugë pas një viti, këta ose kanë shpërdoruar detyrën ose… S’jam naive që të mendoj se u ngritën ekspertët dhe e vodhën shtetin dhe s’kanë dijeni, por nëse ti bëhesh levë dhe hedh firmën, do fillojë nga ty, nëse do të mbash burgun, të mbajnë lekët ata mbaje, nëse s’do ta mbash burgun trego shokët, por të paktën të japin një mësim që të mos hedhin firmat.
Kjo është çmenduri vetëm këtu mund të ndodhë. Ky vend duhet hetuar nga fillimi, mendoj se hapi i parë që një ditë duhet bërë, duhet të ngrihet një taskt forcë që të hetojë vetëm këta njerëz, sepse o tendera sekret, o 99.9%, o paçavure… është çmenduri dhe këtu askush nuk reagon.
Nëse në një vend të dorës së tretë do kishte përbërë skandal, në Shqipëri nuk përbën skandal.