Prokuroria e Tiranës ka nisur një proces verifikimi pas shqetësimeve të qytetarëve në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave për pagesat mujore, në media.
Bëhet me dije se do të kërkohet një shkresë zyrtare në Drejtorinë e Tatimeve dhe ISKSH për verifikimin e kësaj procedure.
Verifikimi ka nisur pasi një grup qytetarësh i janë drejtuar me ankesë Prokurorisë së Tiranës. Bëhet fjalë për një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, pozicionin e tyre të punës, numri i ID-së, i NIPT-it dhe paga bruto e deklaruar. Po ashtu bëhet e ditur se në listë janë emrat e 637.138 tatim-paguesve.
Lajmi u publikua mbrëmjen e djeshme vetëm disa muaj pas skandalit të të ashtuquajturëve “patronazhistë”.
Lista me të dhënat e gati 1 milionë shqiptarëve, u publikua vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku krahas emrit, qytetarët kishin të pasqyruar edhe preferencën e tyre partiake dhe personin e “ngarkuar” për mbikqyrjen e tyre.
/Priza.al/