Skandali/ Ironia e Korreshit: Kaq budallenj ju çunat e partisë mavi, sa ua futi McGonigal?!

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka deklaruar se prisnin që sot në Kuvend në mocionin për çështjen McGonigal, kryeministri Edi Rama të dilte dhe të sqaronte pozicionin e tij në këtë skandal.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Korreshi nuk ka kursyer ironitë, duke thënë se falë Zotit kryeministri mbrohet nga Konventa e Vjenës, ose ndryshe vendi do të ishte në hall pa “Skënderbeun”.

“Pasi prodhoi zhaba në skulpturë, pasi i kishte mbaruar boja me zhgarravinat në pallatet e Tiranës dhe pasi bëri betejë me samurait në Japoni më në fund ai erdhi.
Shqiptari pritën se erdhi të thoshte që ishte porositësi. Me paratë të dhëna një spiuni të FBI kanë dashur të minojnë opozitën. Ky është fakt. Pritëm të vinte e të tregonte nëse ishte bashkëpunëtor, ndërmjetësues, se ka pasur hallexhinj ca oligarkë të tjerë për të mos u shpallur non grata. Akoma nuk e dimë se si do t’ia vëmë emrin, porositës, bashkëpunëtor apo ndërmjetës sepse në Amerikë vijon procesi, edhe pse shyqyr për Skënderbeun tonë ka një konventë Vjene se ndryshe do kishte ikur për dhjam qeni dhe si do ja bënim pa të.
Sot na erdhi të na tregojë se kishte nisur punëtor tek komunalja, u tregonte shqiptarëve për ujërat e zezë. Harroi që është bërë purifikator i drogës. Shkatërroi Shqipërinë, përzuri shqiptarët, përzuri shpresën për ta.

Në të gjithë kohën nuk ka operuar në vijë zyrtare, dhe ky duhet të ndëshkohet, më së paku moralisht të ndëshkohej. E ka trajtuar zyrën e kryeministrit si shtëpinë e tij.
Nëse vijojmë të flasim si Putini atëherë po ke të drejtë. Por ti në vend të mbillje bujqësi mbolli dhe në vend të mbillje arsim mbolle injorancë. Sot duhet të dilje këtu e të denjoje të dëgjoje ato që kishin për të thënë deputetët. Duhet të kishe folur për fukarallëkun dhe hallet që ti i ke shkaktuar me ç’ke kurdisur këto vite në drejtim të Shqipërisë. Po ta kisha përballë do ju thoja, kaq budallenj ju çunat e partisë mavi sa jau futi McGonigal?”, tha Korreshi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *