Eurodeputeti Andrea Coccolino është vënë në pranga sot nga policia italiane për llogari të drejtësisë belge në kuadër të çështjes Katargate. Gazeta italiane La Repubblica raportoi se Coccolino u arrestua në klinikën ku po qëndronte.
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, avokati i eurodeputetit tha se Coccolino ndodhet në një klinikë private për arsye shëndetësore. Megjithatë ai u transferua në burgun e Napolit.
Prokurorët belgë nënvizojnë në urdhrin e tyre të arrestit se “nga provat e mbledhura nga shërbimet sekrete, Coccolino, së bashku me Francesco Giorgi dhe Antonio Panzeri , duket se kanë marrë para direkt nga z. Atmoun, Ambasadori i Marokut në Poloni”.
Në të njëjtën kohë, raportohet se “Coccolino kishte kontakte të drejtpërdrejta me Atmun dhe më 1 qershor 2022, gjatë një takimi me të në Varshavë, ai mori një çmim dhe dyshohet se diskutoi linjën që duhet të ndiqte në BE- të Marokut në Parlamentin Evropian”.