Skandali ‘Katargate’/ La qelinë, Eva Kaili rikthehet në rrjete sociale

Eurodeputetja greke, Eva Kaili emri i së cilë su lakua në skandalin ‘Katargate’ është rikthyer në rrjete sociale, pas lirimit nga burgu dhe vendimit të drejtësisë belge për heqjen e byzylykut të arrestit shtëpiak. Ajo ka komentuar ngjarjet e Katargate dhe trajtimin e ish-zëvendëspresidentit të Parlamentit Europian nga autoritetet belge.

Postimi i parë lidhet me një raport të korrespondentit të Liberation, Jean Catremer, në të cilin ai ngre pikëpyetje për trajtimin e Eva Kailit në këtë rast. Madje, ai vetë, prillin e kaluar, kishte shkruar se politikanja greke kishte kryer 4 muaj paraburgim “pa paraqitur asnjë arsye bindëse”.

 

Eurodeputetja ishte arrestuar më 9 dhjetor dhe i ishtehequr menjëherë imuniteti parlamentar, ajo është fshirë nga PASOK, ndërsa është hequr nga posti i nënkryetares së Parlamentit Evropian. 44-vjeçarja Kaili u akuzua për pjesëmarrje në organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash dhe u transferua në burgun e Harenit, në periferi të Brukselit, në kuadër të paraburgimit. Kaili ishte një nga pesë personat e arrestuar dhe akuzuar penalisht nga autoritetet belge, së bashku me partnerin e saj vendas Francesco Giorgi,  ish-deputetin e Parlamentit Evropian Antonio Panzeri, i cili shihet si “kryeministri” i skandalit, eurodeputeti belg Marc Tarabella dhe drejtori i OJQ-së “Nuk ka paqe pa drejtësi”. ” Nikolos Talamankas.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *