Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se nëse nuk pranohet mocioni për debat me Ramën për çështjen McGonigal, kjo procedurë do të mbahet nga opozita në Surrel.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Surreli do të jetë objekt i revolucionit paqësor.
“Le të betohemi këtu në emër të gjithë atyre që prezantojmë, ai mocion nëse nuk do të bëhet në Kuvend do të bëhet në Surrel. Nëse ai nuk pranon të vi këtu, ne do të shkojmë tek ai. Ne do të shkojmë atje ku struket ai, në Surrel. Paqësisht do ja numërojmë të gjitha pikat e mocionit. Surreli do të jetë objekt i revolucionit paqësor. Edhe pyetjet. I themi; kemi 13 pyetje o sulltan. Ai nëse do të përgjigjet, nëse do të struket në bunker. Revolucioni nuk do të ndalet,” tha Berisha.