Kryeministri Edi Rama ka postuar një video-mesazh në rrjetin social ‘Facebook’, në të cilin tregoi se prej ditësh kishte qenë duke kaluar një gjendje gripale. Ai u kërkoi qytetarëve të bëjnë kujdes, teksa theksoi se pavarësisht gjendjes së tij, nuk e kishte ndalur komunikimin me ekipin.
Rama cilësoi se po punohet për rritjen e pagës mininale dhe për ofrimin e strehimit për mjekët, ushtarakët dhe policët që po krijojnë një familje të re. Këto para do të vijnë nga rindarja e taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë elekrtike.
“Na vjen shume mirë që pakoja e madhe ka lehtësuar ndjeshëm 1 milionë përfituesit e saj, cka vihet re dhe në një rritje të kënaqshme e konsumit. Por e dijmë që duhet akoma, sidomos për ata që punojnë me [age minimale në sektorin privat dhe në prodhim” – tha kryeministri.
Rama u shpreh se këto politika e thellojnë më tej ‘profilin e kësaj qeverie, që është qeveri e shumicës, jo e disave’.