Gazetari i njohur amerikan, Dan Bongino, në programin e tij shumë të ndjekur, është fokusuar te skandali i Charles McGonigal, duke theksuar se ky i fundit ka punuar për narrativën politike të Edi Ramës.
Por Dan Bongino thekson në programin e tij se kryeministri shqiptar Edi Rama është i përfshirë në një konspiracion narkotrafikimi me kartelin e drogës Sinaloa. Ai ngre pyetjen se mos-reagimi i administratës Biden ndaj kryeministrit shqiptar lidhet me faktin se njerëzit në qeverinë amerikane janë paguar nga shqiptaret?
“Njerëzit nga e gjithë qeveria ishin shumë konfuz se pse Biden nuk po bënte asgjë për këtë kryeministrin e Shqipërisë që dyshohet se po bashkëpunon me zyrtarin e FBI-së, që unë po ju them se është i lidhur me Hunter (Biden), ata janë të lidhur. Këtu kryeministri shqiptar duket se është i përfshirë në një konspiracion narko-trafikimi që përfshin kartelin Sinaloa. Një prej karteleve që po trafikon lëndë narkotike përmes kufirit jugor. Ata janë përgjegjës për sasitë më të mëdha të narkotikëve që trafikohen në SHBA. Por, për çfarëdo lloj arsyeje, administrata e Biden nuk duket e shqetësuar nga kjo gjë. A është kjo sepse njerëzit në qeverinë tonë po paguhen nga shqiptarët? Për t’i bërë njerëzit të kthejnë faqen tjetër? Një pyetje e drejtë apo jo? Dikush në një konferencë shtypi, që bën punë reale në media, duhet të pyesë Karine Jean-Pierre (sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë) se pse Biden nuk ka bërë asgjë për narko-trafikimin në Shqipëri dhe për akuzat për lidhjet me kartelin Sinaloa në kufirin tonë jugor? A ka kjo lidhje me të infiltruarit në qeverinë tonë që lobojnë për të njëjtin kryeministër shqiptar për të cilin nuk po bëni asgjë?” shprehet Bongino.
Luftar Hysa dhe Besnik Lulaj, ortakët e kartelit ‘Sinaloa’ në Shqipëri sipas mediave meksikane, janë pikërisht personat që në datën 4 tetor të vitit 2020 vizituan zyrën e kryeministrit Edi Rama nën shoqërinë e deputetit gjerman të CDU-CSU, Mark Hauptmann dhe Dorian Duçkës, që në atë kohë ka qenë këshilltar i kryeministrit për investime nga jashtë.