Skandali “McGonigal”/ Mblidhet sot konferenca e kryetarëve, vendos për komisionin hetimor dhe mocionin me debat

Lonferenca e Kryetarëve do të mblidhet ditën e sotme në orën 13:00, për të shqyrtuar kërkesën e 19 deputetëve për mocion me debat në seancën plenare për çështjen e Charles Mc Gonigal.  Po ashtu do të shqyrtohet edhe kërkesa 44 deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë së takimeve të Kryeministrit Edi Rama me agjentin e FBI-së.

Komisioni hetimor do të verifikojë edhe “nxitjen, ndikimin, porositjen, përdorimin, përfshirjen përmes premtimit dhe ofrimit të favoreve, ryshfetit apo pasurive publike ndaj agjentit special të FBI-së Charles McGonigal dhe ose agjentë të tjerë të përfshirë për përfitime politike të kryeministrit Edi Rama dhe goditjen apo dëmtimin politik të opozitës shqiptare”.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ndihmën e ofruar ndaj Oleg Deripaskës, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga SHBA, dhe për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish-agjent shqiptar i inteligjencës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *