Kryeministri Edi Rama i është hakërryer opozitës për lidhjet e tij me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal.
Ndonëse Rama nuk pranoi të marrë pjesë në interpelancën në Parlament ditën e djeshme, ai ka reguar në një postim në Twitter ku ka sulmuar opozitën, duke e quajtur të degraduar dhe të çekuilibruar për akuzat që ata bëjnë ndaj tij.
Më tej, Rama shkruan se të gjitha denoncimet dhe akuzat e opozitës janë gënjeshtra dhe budallallëqe, teksa shton se asnjëherë nuk ka pasur një opozitë që e ka ndotur mjedisin publik më keq se tani.
“Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme! Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur”, shkruan Rama.
Dje kryeministri u mundua të sqaronte poziciononin e tij duke dalë studio më studio, por ka shumë kontradikta dhe ai ndihet në një situatë të vështirë. Kongresi dhe Senati i SHBA kanë nisur hetimet dhe Rama duket se tani ndodhet në pozitën më të vështirë politike.