Skandali me data-bazën e pagave/ Disa kompani mikrofinancash po hetohen nga Prokuroria, e para justifikohet dhe ofron bashkëpunim

Në Shqipëri po vijon hetimi për një rast lidhur me rrjedhjen e të dhënave personale. Me 7 janar 2022, Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, mbajti një konference për shtyp ku detajoi skemën e keqpërdorimeve të punonjësve individualë që nxorën të dhënat personale të më shumë se 680 mijë shtetasve shqiptare.

Ndër të dhënat e publikuara janë emrat, adresat, datat e lindjes, kartat e identitetit, të dhënat për punësimin dhe pagat, si dhe numrat e makinave dhe targat e tyre për të gjithë qytetarët.

Skandali shpërtheu me 22 dhjetor 2021. Megjithatë, rezultoi se të dhënat kishin rrjedhur që në vitin 2020 por edhe më parë.

Deri tani për këtë çështje janë arrestuar katër të dyshuar, ndërsa tre prej tyre deri tani janë liruar në arrest shtëpiak. Mes të dyshuarve janë dy specialistë IT-je nga zyra e taksave: Eni Qirjako, Andi Agaraj, si dhe dy koleksionistë privatë: Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Si janë përfshirë shoqëritë e mikrofinancave në skandalin e pagave

Në të njëjtën kohë kur në vend shpërtheu skandali i rrjedhjes së të dhënave në data-bazën e pagave, i pari që u përmend nga të arrestuarit por edhe nga prokurorët e çështjes ishte kompania e mikrofinancës “Credit 2 All”.

Kjo kompani është përmendur në një sërë mediash për faktin se aty, ka punuar më parë një nga të dyshuarit për marrjen e të dhënave personale, Endri Ikonomi.

Megjithatë, detaje të reja janë bërë të ditura më pas, pasi të dhënat mbi pagat dhe të tjera të dhëna personale të shumë individëve janë kërkuar edhe më parë për t’u “siguruar” nga disa kompani mikrofinancash.

Por duke qëndruar tek kompania e parë e përmendur në këtë hetim, në vitin 2020, i arrestuari Endri Ikonomi, themeloi kompaninë e tij “PRO 3 VT”, e cila filloi të angazhohej në aktivitete kreditimi.

Mund të supozohet se, kjo kompani ishte blerëse e të dhënave personale, pasi vjedhja e të dhënave personale filloi menjëherë pas themelimit të “PRO 3 VT”.

PAGAT/ Kush është Endri Ikonomi dhe komentet e para të

Siç zbuluan gazetarët, kur kontaktuan për herë të parë përfaqësuesit e “Credit 2 All”, kompania ofron shërbime konsulence për personat juridikë dhe nuk ka asnjë lidhje me ruajtjen e të dhënave personale të individëve.

Ndërkohë për këtë ngjarje që ka marrë përmasa të mëdha tashmë, ka reaguar edhe Vlado Tsvetkovsky, administrator aktual i “Credit 2 All”. Ai shprehu keqardhjen që kompania u prek nga ky incident:

“Ne kemi lexuar në shtyp një deklaratë shqetësuese për reputacionin e Credit 2 All. Të sqarojmë menjëherë se z. Ikonomi nuk ka qenë administrator i ‘Credit 2 All’, që prej datës 17 shtator 2021. 

Veprimtaritë e z. Ikonomi të përmendura në artikull nuk kanë të bëjnë me ne dhe çdo akuzë e drejtpërdrejtë ose e tërthortë në lidhje me aktivitetet legjitime të kompanisë janë të pabaza. Aktivitetet e ‘Credit 2 All’ i janë përmbajtur gjithmonë metodave ligjore më te ndershme dhe vlerëson gjithmonë klientët e saj.

Kemi informacione se z. Ikonomi ka punuar si koleksionist privat, gjatë kohës që punonte për kompaninë dhe ndoshta kjo veprimtari e tij, ka qenë e përfshirë në rrjedhjen e të dhënave personale.

Prandaj jam i vetëdijshëm për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e ndihmës së autoriteteve përkatëse. Ne do të kryejmë një auditim të brendshëm për të garantuar dhe një herë sigurinë e kompanisë sonë”.

Administratori i “Credit 2 All” tha gjithashtu se, “në rast të një kërkese nga organet ligjzbatuese, kompania synon të ofrojë asistencë të gjithanshme dhe të lehtësojë hetimin. ‘Credit 2 All’ funksionon në përputhje të plotë me ligjin dhe është mese e hapur për publikun”.

Nuk mundem të merrnim komente nga kompania “PRO 3 VT”, pasi kompania nuk i është përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve.

/Burimi: Panorama.al /

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *