Skandali me financimet ruse/ Kryemadhi: Më vjen çudi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i ka dhënë përgjigje akuzave të ngritura nga “Eu Reporter”, që shkroi se paratë ruse financonin asokohe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kryemadhi u shpreh se artikulli ishte i rremë. Në artikull thuhet se në vitin 2017, Monika Kryemadhi, ka marrë disa pagesa nga disa kompani ruse ‘offshore’.

Kryemadhi: Mua më vjen çudi që vlerat që kanë vendosur janë vlera qeshakarke, 13 mijë euro, 5 mijë euro. Unë do t’i drejtohem edhe prokurorisë së Tiranës dhe SPAK që ta hetojë këtë çështje sepse përdorimi i të dhënave personale sikurse ishte dhe ajo e operacioneve plastike, që paguheshin në një servis makinash. Problematikat që ka mazhoranca është që kanë shkuar tek një portal i lidhur ngushtë me kompanitë kineze përsa i përket situatës së kompanive kineze të lobimit në Bruksel./Opinion

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *