Kreu i PD, Sali Berisha ka kërkuar përjashtimin e Serbisë nga kampionati botëror ‘Katar 2022’ pas shfaqjes së hartës së Kosovës në flamurin serb.
Përmes një postimi në facebook, Berisha dënon dhe atë që e cilëson si heshtjen e turpshme të kryeministrit Rama në lidhje me çështjen.
“Shpërthim racizmi antishqiptar i ekipit të ultranacionalist serb në Katar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt primitiv të ekipit serbomadh të Beogradit dhe kërkoj përjashtimin e tyre urgjent nga kampionati. Dënoj heshtjen e turpshme të vasalit të Aleksander Vuçiçit, Edi Rama”, shkruan Berisha.