Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja pritet të dëshmojë sot në SPAK.
Burime për median bëjnë me dije se Beqja do të merret në pyetje për koncesionin e sterilizimit.
Mësohet se gjatë kohës që ai drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë ka firmosur privatizimin e sterilizimit, hemodializës dhe kontrollit të detyrueshëm shëndetësor (check-up).