Skandali i raportuar në Katar-Gate, ka marrë sërish vëmendjen e mediave greke.
Së fundmi avokati i Eva Kailit, ish-eurodeputetes e cila u përfshi në skandalin e njohur si “Katargate”, ka kërkuar që ajo të vendoset nën masën arrest shtëpie.
Ai tha se ka kërkuar nga Prokuroria që Eva Kaili të vendoset në arrest shtëpie dhe të pajiset me një telefon që përgjohet nga autoritetet, dhe si të vetmin kontakt të ketë me fëmijën e saj.
Por kjo kërkesë ka qenë e papranueshme për prokurorët belg, të cilët thanë se rrezikon që Eva Kaili të arratiset jashtë vendit.
Madje, sipas avokatit, një prej prokurorëve ka thënë se shërbimet sekrete të Katarit mund të rrëmbejnë ish-eurodeputeten.
o.j/dita