Vetëm 6 nga 20 të ndaluarit për skandalin e pasaportave false në Greqi, janë lënë në “arrest me burg” nga gjykata. Mes personave që u lanë në qeli është edhe një nga drejtuesit e grupit, shqiptari Ilia Z., në banesën e të cilit u sekuestruan 294 mijë euro.
Kujtojmë që Ilia Z. siguroi dy karta identiteti false, konkretisht 25 korrik 2014 nga Komisariati i Vironas dhe një tjetër në 2021 nga Komisariati i Ampelokipi. Ai rezulton të jetë arrestuar në Holandë në 2018-ën për trafik droge.
Në një ditë me të, siguroi identitet të rremë nën emrin Alexei Tsvetkov edhe shqiptari Mario Dervish Leskaj, i datëlindjes 26.03.1980, i cili u arrestua në 25.01.2021 me akuzën e falsifikimit të identitetit të tij. Leskaj rezulton të jetë arrestuar më parë për trafik droge bashke me shqiptarin Ilia Z.
Ndërkaq, është zbuluar edhe shuma që ka paguar një tjetër shqiptar, i cili kërkohet nga Interpol Tirana për vrasjen e një efektivi në Shqipëri. Ai mësohet se ka paguar 35 mije euro tek grupi kriminal për të siguruar identitet fals.
/Priza.al/