Skandali me përgjimet e 50 mijë zyrtarëve në botë/ Si të zbuloni nëse telefoni i juaj ka rënë pre e ‘rrjetit’ të Pegasus?

Studiuesit e Amnesty International kanë zhvilluar një paketë që mund të ndihmojë përdoruesit të identifikojnë nëse telefoni i tyre ka sistemin e spiunimit të ‘Pegasus’.

paketa e verifikimit të telefonave funksionon si në iOS ashtu edhe në Android OS. Ajo thjeshton procesin e përvetësimit dhe analizimit të të dhënave nga pajisjet Android dhe analizon të dhënat nga rezervat e iOS për të identifikuar gjurmët e mundshme të ndërhyrjes.

Studiuesit vunë në dukje se ka më shumë gjurmë mjeko-ligjore të arritshme për hetuesit në pajisjet Apple iOS sesa në pajisjet Android. Si rezultat, rastet më të fundit të ndërhyrjeve të konfirmuara nga Pegasus kanë përfshirë iPhone.

Amnesty ka vënë në dispozicion paketën e cila kërkon vetëm disa njohuri se si të futemi në sistem.

Çfarë duhet të bëni?

Për të instaluar paketën, përdoruesit duhet të instalojnë një paketë të quajtur python, e cila është e disponueshme në faqen e internetit të MVT (Mobile Verification Toolkit). Ajo gjithashtu përfshin udhëzime për iOS dhe Android. Para se të shkarkohet MVT, përdoruesit duhet të marrin një kopje rezervë të pajisjes së tyre iOS.

Amnesty theksoi se qëllimi i MVT është të zbulojë nëse telefoni i secilit është ose jo shënjestër e përgjimeve.

/Burimi: Theverge/ Përshtati në shqip: Priza.al/ 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *