Skandali me plehrat e Durrësit/ Si Klodian Zoto i Inceneratorit të Sharrës i ka futur ‘këmbët në një këpucë’ një qyteti të tërë  

Mendoni se në Shqipëri nuk funksionon mafia e organizuar? Po të shikoni atë që po ndodh në Durrës, do ta kuptoni fare misë se edhe në Shqipëri po merren “copy-paste” modelet e mafies italiane.

Qyteti bregdetar i Durrësi, është kthyer ditët e fundit në një gangrenë ndotjeje që sa vjen dhe shtohet duke e futur këtë qytet, i dyti për nga madhësia në vend, në një kolaps mjedisor.

Mediat kanë ditë që po flasin, por qeveria ka vendosur që të merret me aksione shezlongesh dhe jo me katastrofën mjedisore që po konsumohet këto ditë të nxehta qershori në Durrës.

Durrësi mbushet me plehra, teksa qeveria po investon gati 400 mln euro për inceneratorët |

Duket sikur qeveria po hesht dhe po e mbyll njërin sy dhe njërin vesh përpara situatës së ndotjes në Durrës, pikërisht për t’i lënë hapësirë një biznesmeni me lidhje pranë saj, për ta pasur qytetin një biznes të tijin që po e ngre mbi plehra.

Kompania e Klodian Zotos, do të pranojë mbetjet e qytetit të Durrësit deri në datën 15 korrik. Pas kësaj date nëse nuk plotësohen kriteret e përcaktuara nga kompania “Integrated Energy B.V.”, qyteti bregdetar nuk mund të depozitojë mbetjet në inceneratorin e Sharrës.

Durrësi i “pushtuar” nga plehrat, rrugët janë kthyer në kosh mbeturinash - Abc News

Detajet e u bë në të ditura nëpërmjet një letre që kompania i dërgoi Bashkisë së Durrësit ditën e hënë.

Pas gati katër javësh, kur rrugët e qytetit të Durrësit u pushtuan nga pirgje plehrash, kamionët e ndërmarrjes komunale të pastrimit filluan të largojnë mbetjet nga qyteti bregdetar, raporton BIRN në një investigim të tijin.

Kriza' e mbetjeve urbane në Durrës shpërblen inceneratorin e Sharrës - Liberale

Situata në qytet

Situata kaotike ka ardhur si pasojë e refuzimit për të depozituar mbetje nga kompania koncesionare që kontrollon landfillin e Sharrës, për të cilat ajo kërkon një tarifë të majme prej 40 euro për ton, para që qyteti bregdetar nuk i ka.

Në një letër dërguar bashkisë të hënën, kompania “Integrated Energy B.V.”, është shprehur se për shkak të situatës kaotike të krijuar dhe me qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik, do t’i pranojë plehrat e Durrësit deri më 15 korrik falas.

Bashkia Durrës harron pastrimin e fshatrave nga plehrat - Porta Vendore

Pas kësaj date nuk do të lejohen të depozitojnë mbetjet nëse nuk përmbushin kushtet e komunikuara nga ana e shoqërisë “Integrated Energy B.V.”. Në letër kompania nuk i referohet inceneratorit të Sharrës si “Zona e Trajtimit të Mbetjeve Tiranë”.

Në një mbledhje të mbajtur më 10 qershor, Këshilli Bashkiak i Durrësit, i kërkoi qeverisë së kryeministrit Edi Rama, që të subvencionojë për një periudhë 10-vjeçare tarifën e depozitimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës dhe të financojë një stacion transferimi që kushton 5.5 milionë euro.

Rrugët të mbushura me plehra/ Situata në Durrës, jashtë çdo parashikimi - Gazeta Mapo

Ngërçi i krijuar midis bashkisë dhe koncesionarit të mbetjeve, gjatë javëve të fundit, i ka kthyer rrugët e Durrësit në stacione mbetjesh urbane që qëndrojnë pirg nën temperaturat e larta.

Sipas vlerësimit të bashkisë, në Durrës asgjësohen rreth 75 mijë ton mbetje në vit, ç’ka do të thotë se, vetëm tarifa e portës për koncesionarin e Sharrës, shkon në 3 milionë euro në vit, ose më shumë se 60 milionë euro për një periudhë 20-vjeçare.

Kryebashkiakja Sako, i tha BIRN se, tarifa e pastrimit të qytetit nuk mjaftonte për të mbuluar koston e lartë të trajtimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës dhe për këtë arsye atë kanë kërkuar subvencion nga qeveria.

Durrësi “i pushtuar” nga plehrat, Këshilli Bashkiak shpall gjendjen e emergjencës mjedisore - Bota Sot

/Burimi: BIRN; Video: SyriTv/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *