Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për herë të parë për posterin elektoral të Belind Këlliçit i cili u shfaq duke ngritur dy “gishtat e mesit”.
Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, Berisha tha se për hajdutët “gishti i mesit” është shumë pak, pasi revolta sipas tij duhet të jetë më e madhe.
“Ata që vjedhin qytetarët meritojnë jo gishtin por shumë herë më tepër. Sigurisht ata që vjedhin qytetarët meritojnë çdo formë diskreditimi, e kanë pak. Meritojnë çdo gjë tjetër. Çdo njeri duhet të marrë parasysh që një i ri ka imagjinatën e vet. Ku e dini se çfarë mund t’iu nxirrja unë atyre, hajdutët e kanë pak atë (gishtin e mesit)”, tha Berisha.