Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes lidhur me posterin jo etik të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi. Rama u shpreh se nuk i bën përshtypje posteri e madje as dëftesa e munguar e një kandidati opozite.
Ai theksoi se problemi më i madh i tyre është se janë thjesht kukulla të kalbësirës politike, pa mision, pa vizion dhe vetëm pjesë e interesave personale.
“Është një ofendim, përtej dëftesave të shkollës që u mungojnë, përtej gishatve të mesit që ua ngatërrojnë vendin. Nuk më bëjnë përshtypje sepse këta njerëz janë vënë në dispozicion për zorrën qorre. Për zorrën qorre që e ka bërë Shqipërinë një shqetësim. Mund të mos kesh dëftesën, punë e madhe fort. Këto jan gjëra që i kalojnë, por t’i japësh fytyrën surretërve të të shkuarës për të marrë peng të ardhmen e vendit për halle personale, kjo është e papranueshme.“, tha Rama.