Skandali me ‘Rrugën e Arbrit’/ Shoferë KUJDES! Mund të lini kokën në këtë aks. ARRSH: Vepra nuk plotëson standardet, të hetohet  

Qytetarët e Shqipërisë Verilindore patën mundësinë gjatë festave të nëntorit të përdorin për herë të parë një rrugë të re që lidh Tiranën me Dibrën, por gjithsesi kjo rruge nuk ka përfunduar ende dhe për nga cilësia duket se është shumë larg asaj që ka kushtuar në letra.

‘Veprat e artit’ të projektit mbeten të papërfunduara, në një kohë që qeveria thotë se punimet duhet të përfundojnë në prill 2022, “sipas kontratës”.

Me 29 nëntor, kryeministri Edi Rama i rrethuar nga fëmijë me veshje popullore dhe flamuj kombëtar dhe i shoqëruar nga Mininstrja e Transportit Belinda Balluku, përuroi hapjen “provizore” të qarkullimit në rrugën e Arbrit.

Në videon e transmetuar në kanalin e kryeministrit në rrjetin social ‘Facebook’, Rama u shfaq fjalëpak për një ngjarje festive, ndërkohë që ministrja Ballaku në rolin e “zëdhënëses”, shpjegoi se projekti kishte hasur në probleme gjeologjike.

“Siç jeni në dijeni problemi qëndron në gjeologjinë e tunelit të Murrizit – tuneli më i gjatë dhe më kompleks i kësaj vepre me 3.8 kilometra, një tunel ku ne kemi hasur në shtresa argjilore dhe burime ujore të cilat e shkrijnë këtë argjil”,- tha Balluku.

VIDEO) Hapet provizorisht Rruga e Arbrit, pjesa e Maqedonisë së Veriut as  që ka nisur - Zyrtare.net

“Siç e keni parë dhe gjatë kalimit tuaj, pjesën në Qafën e Murrizit e kemi zgjidhur përmes një bajpasi që është i gjatë 8.8 kilometra”,- shtoi ajo, ndërsa theksoi se është një bajpas provizor.

Fillimi i punimeve

Ndërtimi i rrugës 54 kilometra që lidh Tiranën me Dibrën nëpërmjet një kontrate koncesionare për kompaninë “Gjoka Konstruksion”, filloi në vitin 2018 dhe kap një vlerë prej 40 miliardë lekë (330 milionë euro). Projekti parashikon ndërtimin e një rruge me dy korsi e cila kalon në një seri me gjashtë tunele dhe dy ura të larta.

Dy ditë pas përurimit provizor qeveritar, gazetarët udhëtuan drejt Dibrës nëpërmjet rrugës së re. Shumë prej banorëve, fshatrat e të cilëve shtrihen përgjatë gjurmës së rrugës së Arbrit, u shprehën të lumtur që më në fund rruga automobilistike kishe mbërritur pranë. Disa patën dhe ankesa, për sa i përket lidhjes së saj me rrugët e fshatrave.

May be an image of road, tree and text

Media investigative “BIRN” konstatoi gjatë një inspektimi se problemet e punimeve nuk janë vetëm “argjilore” dhe as kufizohen vetëm në tunelin e Qafës së Murrizit (vepra kryesore e projektit).

Përveç tunelit të Qafës së Murrizit, nuk janë hapur tunelet e Qafës së Buallit dhe as Ura e Vashës, ndërkohë që traseja nga Shkalla e Tujanit deri tek gryka e Lumit të Tiranës, është shtruar pjesërisht.

May be an image of road and text

ARRSH-ja dikur kërkoi hetim për “Gjoka Konstruksion”

Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon dy vite më parë nisjen e një hetimi administrativ për kompaninë “Gjoka Construction” e cila po kryen punimet për ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”.

Por përse akuzohej firma “Gjoka”? ARRSH-ja thotë se kjo firmë paraqiti të dhëna fiktive në përpjekje për të fituar tenderin për ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë, që është “loti 7” dhe që u anulua.

May be an image of road and text

Sipas ARRSH-së, kjo kompani për të dëshmuar plotësimin e një kriteri për kualifikim, atë të eksperiencës për punë të ngjashme, ka paraqitur dokumentacion që përmban informacion të rremë, lidhur me ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”.

Për këtë arsye, në datën 12 shtator 2019, ARRSH i ka kërkuar Agjencisë së Prokurimit Publik, nisjen e një procedure hetimi administrativ për kompaninë e ndërtimit “Gjoka Konstruksion”.

May be an image of road, tree and text

Konkretisht sipas raportit të ARRSH mbi verifikimin e punimeve në nënkontratën me objekt ‘Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e “Rrugës së Arbrit” faza e parë, segmenti numër 3 “Zall Bastar -dalje Ura e Vashës”, punimet e marra përsipër nga operatori “Gjoka Konstruksion” nuk kanë përfunduar sipas kontratës.

Ka zëra punimesh që janë paraqitur si të përfunduara por që në fakt janë të parealizuara dhe punimet në tunele vijojnë akoma. Inspektimi i kryer është realizuar pas një periudhe gati tre mujore nga data e kolaudimit, çka do të thotë se kompania është paguar nga thesari i shtetit për këto punime.

May be an image of road and text

Por grupi i punës i ngritur nga ARRSH, doli në përfundimin se asnjë nga tunelet e “Rrugës së Arbrit” nuk ka përfunduar dhe nuk plotëson parametrat dhe standardet e kërkuara.

Punimet e pakryera konsistojnë kryesisht në ndërtim drenazhi, torkretim me llaç, çimento, vendosje rrjete teli në skarpata zgarë hekuri, sistemi në ndriçim për njoftim evakuimi, sistemi i njoftimit të emergjencave në tunele, sistemi i detektimit të alarmit të zjarrit dhe ai i tokëzimit.

May be an image of 1 person, road, tree and text

“Gjoka konstruksion” ka marrë me koncesion ndërtimin e “Rrugës së Arbrit” për 225 milionë euro. Kompania duhet të siguroje paratë, të ndërtojë rrugën dhe më pas shteti e paguan, por në pamundësi për të gjetur pagesat ka falsifikuar dokumentet dhe ka marrë gati 70 miliardë leke nga thesari i shtetit për punë të pa përfunduara.

Sipas ligjit, në çdo rast kur vërehen paraqitje të të dhënave të rreme është detyrim taksativ i autoritetit kontraktor të shkualifikojë operatorin që i ka paraqitur ato të dhëna dhe të nisë procedurën e përjashtimit nga pjesëmarrja në prokurimet publike.

May be an image of 4 people and road

May be an image of tree, road and text

May be an image of road, tree, grass and text

May be an image of road, tree and text

/Foto: Aksidente Rrugore/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *