Skandali me “Shpresa-Al”/ I blejnë pajisjet sa ‘qimet e kokës’ dhe kur iu prishen kompania ua ‘zgjidh’ me ‘hajt se folim’

“KOMPANI MASHTRUESE. Une i kam denoncuar per mashtrim per nje celular qe bleva qty…dhe u demshperbleva vetem me nderhyrjen e policis, sepse ndryshe ishte e pamundur. KUJDES!!!”

“Sherbimi klientit le shume per te deshiruar.Te vjen keq me pyet se sdine si te pergj.Beni trajnime online per kujdesin ndaj klientit ?”…

(Komente të klientëve të “Shpresa-Al”)

Këto janë vetëm disa nga komentet që shihen tek faqja e “Shpresa-Al”. Klientë të zhgënjyer, produkte skarco dhe mbi të gjitha një shërbim aspak korrekt i punonjësve të kësaj kompanie. “Priza.al” prej ditësh tashmë ka denoncuar raste të klientëve që iu vidhen paratë nga “Shpresa-Al” dhe që problemet e tyre me paisjet e blera aty kanë rënë në ‘vesh të shurdhër’.

Disa ditë më parë, një qytetar denoncoi për “Priza.al” problemin me këtë kompani. Klienti kishte pak muaj që kishte blerë laptopin, u përball me anomali të produktit si, probleme me boksin e dëgjimit, ekranin apo probleme serioze të serverit. Nga ky moment, ai paraqitet pranë dyqanit të “Shpresa-Al” në “rrugën e Durrësit”, në kryeqytet, por në vend që të merrte zgjidhje për problemin, ato i janë shtuar më tej. Duke u hallakatur për dy muaj e duke shpresuar për të zgjidhur problemin, klienti kuptoi që sapo kishte blerë me lekë një “telash” të madh.

Pasi produkti i supozuar i ri shfaqi probleme dhe pasi u dërgua në servisin e “Shpresa-Al” për të disatën herë, zgjidhja ‘gjeniale’ e “Shpresa-Al” ishte kjo: Pas 23 ditësh që e mbajtën produktin në dyqan, ata vendosën t’i jepnin klientit të njëjtin pa e riparuar por me premtimin që merre vazhdo punën, po të krijoi prapë të njëjtin problem na e sill prapë se do flasim…

Kohë e humbur, lekë të humbura dhe në fund produkt skarco…Kështu shkuan gjërat për klientin F.J., i cili pa mundur të gjejë një zgjidhje për problemin e tij, ka vendosur ta bëjë ngjarjen publike dhe të ngrejë zërin, pasi me ‘Shpresa.Al’ problemet zgjidhen ose duke thirrur policinë, ose duke e ndjekur në rrugë ligjore.
Edhe sa kohë i duhet kompanisë të konstatojë një problem të produktit? Pasi të mbarojë kontrata që klienti të mos ketë asnjë mundësi veprimi? Produkti i blerë më 10 mars 2021 shfaqi probleme që ditët e para, dhe ende sot më datë 13 shtator 2021 problemi ende nuk është zgjidhur.

Klienti F.J., për të disatën herë telefonoi “Shpresa-Al” dhe e lajmëruan se pas 23 ditësh pune, ai do të merrte sërish të njëjtin laptop me probleme.

Biseda me punonjësin e “Shpresa-Al”

Punonjësi: Sot është kthyer laptopi nga furnitorët, ata e kanë mbajtur dy javë dhe nuk iu ka shfaqur asnjë problem. Mund të vish ta tërheqësh sot dhe në momentin që ty ta jep atë defekt, bëji një video që edhe ata ta shohin sepse çuditërisht atyre nuk i kishte dhënë problem laptopi.

Klienti: Po pse ju konstatuat problem, kurse ata jo? (Laptopi u dërgua te furnitorët pasi servisi i dyqanit tha se konstatoi problem me pajisjen)

Punonjësi: I bëmë update dhe duke qenë se dhe ne jemi brenda garancisë me furnitorët, kanë dhe ata të drejtë ti bëjnë një test dhe nuk i kishte dhënë probleme. Mund të vish ta marrësh, ta përdorësh dhe po konstatove problem mund të vish në dyqan.

Klienti: Po thua që unë do të marr të njëjtin laptop që ishte me probleme…Po në momentin që ai më shfaq problem si t’ja bëj? Të vij për herë të pestë?

Punonjësi: Do t’i bësh një video e pastaj do marrësh zgjidhje…

Klienti: Cila është zgjidhja? Se nëse unë duhet të pres prapë 21 ditë të tjera, nuk më leverdis zotëri..kam disa muaj që…

Punonjësi: Zgjidhja mund të jetë që mund ta ndrrosh të marrësh një tjetër…

Qytetarëve të shumtë produktet e blera te “Shpresa-Al” iu kanë dalë skarco! Por jo vetëm kaq. “Shpresa-Al” shumë prej produkteve të saj “të reja” i tregton me garanci, si për të “siguruar” klientët se çdo gjë është në rregull.

Këtu qëndron dhe hileja. Shumë prej klientëve që janë ‘djegur’ me një herë të blerë pajisje te “Shpresa-Al” e kanë kuptuar qartë se nuk bëhet fjalë për pajisje origjinale. Sapo ty të defektohet një pajisje dhe kërkon që ta riparosh në bazë të garancisë që ke te servisi i “Shpresa-Al”, kompania nis të ‘kapërdihet’. “Shpresa-Al” nuk i leverdis të riparojë pajisjet të cilat i fut në tregun shqiptar me çmime për peshë dhe jo për copë, sepse i importon nga vende të cilat mbahen në botë për falsifikimin e pajisjeve elektronike më të njohura.

(Reviews në faqen zyrtare të “Shpresa-Al“)

Vitet e fundit shumë klientë të “Shpresa-Al” kanë pasur probleme të shumta me aparatet celulare të blerë të rinj, dhe po ashtu me pajisje të tjera. Shumë prej tyre kanë shkuar menjëherë në dyert e serviseve të kompanisë, por në asnjë rast nuk kanë marrë shërbimin që iu premtohet në kontratë, edhe pse kanë qenë brenda garancive. Në disa raste klientët e pakënaqur e kanë çuar edhe në gjyq kompaninë “Shpresa-Al”. Por, kjo e fundit nga sa ka mësuar “Priza.al” duket se i ka mbyllur proceset gjyqësore me pagesë.

Por, edhe sikur kompania të pretendojë se pajisjet që tregton janë origjinale dhe vijnë nga markat më të famshme të botës, dëshmitë e klientëve, teknikëve të ndryshëm elektronikë dhe problemet e shumta ligjore tregojnë se kompania po iu shet shqiptarëve jo mallin për të cilin reklamon, apo dhe iu merr paratë.

(Klientë të tjerë të pakënaqur)

Nuk dihet si ia del “Shpresa-Al” të fusë në grackë klientët e tyre, por një gjë dihet me siguri…Të gjithë ata që bëjnë blerje te kjo kompani nuk kthehen më kurrë aty…

/Priza.al/

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *