Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet në lidhje me ruajtjen dhe përdorimin abuziv të të dhënave personale të mbi 900 mijë shqiptarëve. Në databaz janë të dhënat për 910 mijë qytetarë të Tiranës, ku tregohet numri ID i kartës së identitetit apo vendi i punës etj. Në lidhje me këtë çështje, në një reagim për mediat, Meta tha se kjo është një shkelje e papranueshme, e një force politike që ka “kapur shtetin”.
“Vërtetuar me shpejtësia keqpërdorimin e të dhënave dhe vjedhjen e të dhënave nga Partia Socialiste, për të dhënat personale që përdoren për interesa publik dhe për interesa shtetërore. Është një shkelje e papranueshme dhe e poshtër e çdo norme, për të vendosur bazën e të dhënave të qytetarëve të Shqipërisë në shërbim të forcës politike që ka kapur pushtetin, dhe nuk pranon që ta lërë atë. Ajo përdor të dhënat e shqiptarëve për frikësimin e tyre. Koha kur shqiptarët kishin frikë nga qeveria ka mbaruar përgjithmonë, data e fundit ishte dy marsi, dhe qeveria që ka ikur jo nga mendja se këtë e ka përditë, nuk do të mund të dhunojë të drejtat e shqiptarëve”, ka thënë Meta.