Skandali në shëndetësi/ Infermierja iu vidhte kartat pacientëve dhe merrte kredi në emër të tyre, shkaktoi dëm rreth 400 mln lekë

Një tjetër skandal ka përfshirë sistemin shëndetësor në vendin tonë. Krimi ekonomik ka zbuluar një rast të rëndë në një spital në Tiranë, ku një infermiere iu vidhte kartat e identitetit pacientëve të shtruar në spitale, dhe merrte kredi në emër të tyre.

Në bashkëpunim me një shitëse në një dyqan elektroshtëpiakesh, infermierja i merrte produktet me kredi në emër të klientëve dhe më pas i rishiste ato. Si infermierja ashtu edhe shitësja janë vënë në prangat e policisë, ndërkohë që janë sekuestruar elektroshtëpiake me vlerë rrreth 40 milionë lekë të reja.

Infermierja e arrestuar është Elisabeta Bardhollari, ndërkohë që shitësja e dyqanit me të cilën bashkëpunonte është shtetasja Orjada Hoxha.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar operacioni policor i koduar “Elektro”.

Iu vidhte kartat e identitetit pacientëve në spital, për t’i përdorur për kredi, vihet në pranga infermierja.

Në pranga edhe shitësja e një dyqani, e cila merte kredi në emër të pacientëve, për të blerë pajisje në dyqanin ku punonte.

Sekuestrohen pajisje të ndryshme elektroshtëpiake, me vlerë rreth 40.000.000 lekë.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Elektro”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetaseve: E. B., 39 vjeçe dhe O. H., 32 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. H.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasja E. B., e punësuar si infermiere në spital, vidhte kartat e identitetit të pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas ia jepte shtetases O. H., e cila punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake Shtetasja O.H. i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi, me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte, të cilat transportoheshin nga shtetasi A. H. dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *