Gruaja e cila u filmua në momente intime me ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka zbuluar në një intervistë se me të ajo ka patur një raport prej kohësh. Personi në fjalë e identifikuar si Alma.K., në një bisedë telefonike ka treguar se disa prej lajmeve që janë publikuar në internet janë sajesa dhe të pavërteta. Ndër të tjera është shprehur se është me origjinë nga Berati dhe ka një fëmijë.
Lidhur me lajmet që qarkullojnë në mediat online, se video ka qenë për të shantazhuar Safet Gjicin, ajo e mohon në mënyrë kategorike.
Pyetjes nëse ajo ka dhënë deklarime para hetuesve të policisë apo SPAK, Alma nuk preferoi t’u përgjigjej, por tha se ka pajtuar një jurist, që po merret me të gjitha organet ligjzbatuese në të cilën edhe vetë Alma është pjesë e dosjes.
“Po ashtu komente nuk kishte as për videon e regjistruar, por nga biseda lihet të nënkuptuar se video ishte publikuar nga një person i tretë”. Sipas të dhënave, Alma shpesh herë ka qënë në dyert e komisariatit të policisë së Durrësit, për incidente të ndryshme.