SKANDALI/ Niko Peleshi tenderon palestër 270 milionë lekë. Shpall fituesin dhe pezullohen punimet (Dokumenti)

Ministria e Mbrojtjes, institucion nën drejtimin e Niko Peleshit ka akorduar një fond me një shumë marramendëse, konkretisht për palestër ushtarake në repartin e ushtrisë në Zall-Herr.

Kjo palestër do ti kushtojë buxhetit të shtetit, pra taksave tona plot 268 milion lekë ose rreth 270 milion lekë. Siç saktësohet në dokumentin e publikuar, tenderi me numër reference REF-12916-11-24-2021 ka si objekt “Ndërtim palestre në Repartin Ushtarak nr. 1001, Zall-Herr, Tiranë”. Në datën 11 prill 2022 fitues i tenderit në fjalë u shpall kompania “EUROVIA” SHPK me një ofertë prej rreth 268 milionë lekë të vjetra.

Dokumenti i siguruar nga Priza.al për “Ndërtim palestre në Repartin Ushtarak”. Procedura e hapur me nr. reference REF: 12916-11-24-2021
Dokumenti i siguruar nga Priza.al për “Ndërtim palestre në Repartin Ushtarak”. Procedura e hapur me nr. reference REF: 12916-11-24-2021

Ndërkohë sipas burimeve bëhet me dije se ambienti ku do të ndërtohet palestra është 100 metra katrorë. Redaksia e Priza.al u interesua në një prej palestrave private të Tiranë se sa mjete për t’u ushtruar mund të vendosen në 100m2 dhe sa kushton një pajisje.

Nëpërmjet një llogarie të thjesht me gjithë hapësirat e nevojshme mund të vendosen përafërsisht 10 pajisje dhe maksimalisht një prej tyre mund të kushtojë 4 milion lek. Pra një palestër e kompletuar dhe që mos t’i mungojë asnjë element, koston maksimale e ka 40 milionë lek.

Duke u rikthyer edhe një herë në Zall-Herr; Ministria jonë e Mbrojtjes po ndërton një palestër me vlerë 6.7 herë më të lartë nga sa do i kushtonte një individi që do të hapte këtë biznes me qëllim përfitimi.

Po i njëjti burim bën me dije se punimet në Zall-Herr janë pezulluar dhe aktualisht ky investim ka ngrirë.

Raporti Teknik i palestrës ushtarake, u evidentuan edhe dëmtime nga tërmeti
Raporti Teknik i palestrës ushtarake, nxori edhe dëmtime nga tërmeti

Ndonëse kontrata sipas dokumentit të bashkangjitur më poshtë është nënshkruar në datën 23 mars të këtij viti, punimet ende nuk kanë nisur, projekti ende në letra; Raporti Teknik.

Sipas dokumentit saktësohet vetëm data e nënshkrimit të kontratës, por jo i përfundimit të saj, pra punimet nuk dihet se kur mund të përfundojnë.

Por nuk mbaron me kaq, një tjetër tender është hapur për mbikëqyrjen e këtyre punimeve  të palestër Ushtarake në Zall-Herr. Tenderi është hapur  më datë 03.03. 2022 dhe janë në “lojë” për t’u mbikëqyrur këto punime rreth 4 milionë lekë të tjera.

Tenderi i dytë me vlerë të vogël për mbikëqyrje të punimeve në Zall-herr
Tenderi i dytë me vlerë të vogël për mbikëqyrje të punimeve në Zall-herr

Në kushtet kur vendi është duke kaluar një krizë të jashtëzakonshme Kryeministri ju ka ndaluar fluturimet ministrave dhe qytetarëve për të kursyer i fiken dritat e rrugëve, Ministria e Mbrojtjes hap tendera me vlera të majme.

Redaksia e Priza.al kërkon nga Ministria e Mbrojtjes informacion rreth mënyrës se si është bërë preventivi i kësaj palestre 100 metra katrorë dhe ka dalë shuma prej 268 milionë lekë me gjithë TVSH.

Përtej faktit që investime të tilla janë të nevojshme për forcat e armatosura, do të ishte e udhës që autoriteti kontraktor në këtë rast ministria e mbrojtes të bënte edhe transparencën, sidomos për faktin që kjo procedurë edhe pse e miratuar është anuluar dhe punimet nuk vijojnë./Priza.al

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *