Skandali/ Perversiteti i babait nga Kamza, torturonte të bijën 6-vjeçare me thupër, nëna: E bënte nga malli…  

Janë të rënda dhe të pakonceptueshme detajet që po zbardhen nga historia e dhimbshme e një të miture nga Kamza që dhunohej dhe ngacmohej nga i ati i saj pervers.

6-vjeçarja e dhunuar në Kamëz është rrahur edhe me thupër nga babai i saj, Raimond Kunoraj, i cili është vënë në pranga. Tre ditë pas denoncimit të ngjarjes së rëndë në Komisariatin e Policisë Kamëz, nëna e të voglës ka pranuar para grupit hetimor se, ishte në dijeni të dhunës që i ati ushtronte ndaj saj.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, ka thënë se 27-vjeçari Kunoraj, e ka goditur me thupër dhe e ka kafshuar të bijën, por sipas saj, mendonte se e bënte ngaqë e kishte marrë malli e jo për ta dhunuar.

Prokuroria ka kërkuar ekspertim psikik dhe analizat e gjakut të të dy prindërve, nga ku mund të vërtetohet nëse ata janë përdorues të lëndëve narkotike.

6-vjeçarja ka telefonuar shumë herë të ëmën duke i kërkuar që të mos e lërë vetëm me të atin nga frika e dhunës, por gruaja nuk i ka kushtuar rëndësi. Ajo ka shfaqur shqetësime edhe në shkollë, deri në të vjella. Nga shtrati i spitali, vogëlushja ka treguar se i ati e dhunonte dhe e kafshonte.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka gjetur gjurmë dhunë në trupin e të vogël, përfshirë këtu dhe në organet gjenitale.

Vetë 27-vjeçari Kunoraj, ka pranuar dhunën e ushtruar ndaj të bijës, por jo abuzimin seksual. Sot pritet që Gjykata të japë masën e sigurisë për Kunorajn, ndërsa për të ëmën, nuk është ndërmarrë asnjë masë nga organet e drejtësisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *