Skandali Qatargate, Hungaria bën thirrje për shpërndarjen e PE

Kryeministri hungarez Victor Orban ka kritikuar Parlamentin Europian për zbulimet e fundit të një skandali korrupsioni me para për favore që dyshohet se përfshinin Katarin duke thënë se ishte koha për të “kulluar kënetën” në Bruksel.

“Hungarezët do të dëshironin që Parlamenti Europian të shpërndahej”, tha Orban. Skandali, tha Orban, kishte vënë në pikëpyetje besueshmërinë e institucionit dhe se madje ai mbështet shfuqizimin e organit siç ekziston aktualisht.

Orban bëri thirrje gjithashtu që anëtarët e Parlamentit Europian të delegohen nga parlamentet kombëtare në vend që të zgjidhen. Ai theksoi se si skandali i korrupsionit në zemër të Parlamentit Europian po rikthen euroskepticizmin dhe po favorizon liderët autoritarë të kontinentit.

“Pushtimi rus i Ukrainës ka pasur vetëm humbës deri më tani”, vuri në dukje Orban, ndër të tjera, në konferencën e zakonshme për shtyp të fundvitit, e cila zgjati tre orë.

“Të dyja palët dhe ekonomia europiane janë prekur nga konflikti”, sipas kryeministrit hungarez, i cili shfrytëzoi rastin për të kundërpërgjigjur vendeve europiane për sanksionet e vendosura kundër Moskës.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *