Skandali/ Shefi i EULEX-it në Kosovë donacione për lidhje personale

Gazeta austriake ‘Der Standard’ në një artikull të publikuar më 14 gusht 2022, ka shkruar rreth disa dyshimeve se kreu i EULEX-it, Lars Gunar-Wigermark ka ndihmuar Komitetin Paralimpik në Kosovë, pjesërisht për shkak të raportit të tij privat me drejtuesen e këtij Komiteti, të cilës gazeta “Der Standard” i është referuar vetëm si “Zonja E”. Drejtuesja e këtij Komiteti është ish -deputetja e LDK’së, Njomza Emini.

“Mulliri i thashethemeve po vlon në kryeqytetin e Kosovës prej javësh. Dyshimi: Kreu i EULEX-it, suedezi Lars Gunnar Wigermark, i ka dhënë mbështetje Komitetit Paralimpik të Kosovës pjesërisht për shkak të raportit privat me kreun e Komitetit Paralimpik Znj. E. Në mënyrë specifike bëhet fjalë për donacione, por edhe për ngjarje”, thuhet në tekstin e gazetës prestigjioze austriake.

Gazeta “Der Standard” tutje shkruan se misioni i EULEX-it nuk është përgjigjur në pyetjen e përsëritur nëse Wigermark ka raporte private me drejtuesen e Komitetit Paralimpik.

Tutje në tekst thuhet se në muajin dhjetor të vitit 2021, EULEX “ka dhuruar pajisje të IT dhe mobilje nga stoku tepricë për Komitetin Paralympik”,

“Më 16 dhe 17 korrik EULEX ka mbështetur një event të Komitetit Paralimpik në Vushtrri, por edhe OSBE-ja dhe NATO e kanë bërë të njëjtën gjë”, vazhdon teksti i “Der Standard”.

Përveç këtyre, “Der Standard” shkruan se EULEX-i do të dhurojë edhe pesë makina të përdorura për Komitetin paralimpik, të cilat janë përdorur nga federata të ndryshme të sportit për njerëzit me aftësi të kufizuara.

Gazeta austriake shkon tutje, duke thënë se nëse shikohet më në detaje, donacionet e EULEX-it për Komitetin Paralimpik janë të jashtëzakonshme.

“Sipas dokumenteve që disponon STANDARD, “E” në mënyrë specifike i ka kërkuar misionit të Eulex-it që të përgatisë broshura dhe bluza për pjesëmarrësit e eventit që t’i veshin më 16 dhe 17 korrik, dhe një ekip mjekësor nga Eulex-i ka vënë në dispozicion, i cili madje ka qëndruar në terren gjatë natës nga 16 deri më 17 korrik. Për më tepër, E. kërkoi nga Eulex-i që të pyeste një kompani kontraktuese të Eulex-it nëse ata mund ta shoqërojnë ngjarjen dhe të prodhojnë një video për qëllime promovuese për të gjithë ngjarjen”, thuhet në raportimin e Der Standard.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *