Rëndohet pozita e mjekut onkolog Edmond Gashi i cili ndodhet nën hetim për skandalin tek Onkologjiku. Ai është proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të caktuar me vendim të Gjykatës së Tiranës për “shpërdorim detyre”.
Policia e Tiranës mori informacion në rrugë operative se mjeku Gashi jo vetëm që erdhi dje në gjykatë i pashoqëruar me policë dhe iku me vrap, por kishte thyer masën “arrest në shtëpi” dhe kishte frekuentuar ambientet e një lokali në fshatin Kus, pjesë e njësisë administrative të Kasharit.
Por pavarësisht dy shkeljeve që ka bërë, prokurori Bledar Valikaj është treguar zemërgjerë duke i komunikuar hetimin për këto dy akuza në gjendje të lirë.
Pyetja është se cfarë do të ndodhte nëse në vendin e Gashit do të ishte një qytetar i thjeshtë? Me siguri shkelja e masës së sigurisë do të sillte një masë më të rëndë.