Pasditen e sotme do të mbahet protesta në lidhje me skandalin që ka përfshirë spitalin Onkologjik në QSUT.
Protesta do të mbahet në orën 19:00 para Ministrisë së Shëndetësisë.
Nën hetim janë vendosur disa persona.
Ndërsa Prokuroria e Tiranës po heton skemën përmes të cilës mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe tek subjektet private.
Gjykata ka miratuar kërkesën e organit të akuzës duke çuar para përgjegjësisë ligjore 8 mjekë të spitalit Onkologjik në QSUT, si kirurgë, ish zv/drejtoresha e përgjithshme e spitalit Brikena Qirjazi dhe farmacistë.